FOTO/ Dhuna e paprecedent te Tirana-Vllaznia në futbollin e femrave, pamjet tregojnë shkelmat ndaj personave të rrëzuar në tokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 23:59

FOTO/ Dhuna e paprecedent te Tirana-Vllaznia në futbollin e femrave, pamjet tregojnë shkelmat ndaj personave të rrëzuar në tokë

Ndeshja e sotme në futbollin e femrave mes Tiranës dhe Vllaznisë duhej të ishte një shfaqje pasi përballë viheshin dy skuadrat që po rivalizojnë për titullin kampion. Por për fat të keq, ka treguar se në futbollin e femrave mund të ndodhin ngjarje po aq të shëmtuara sa në futbollin e meshkujve, ku dhuna bëhet jo rrallëherë protagoniste.

A43D9EB1-BA29-47EE-97B3-0BC05BB1E63F

Ndeshja është braktisur për shkak të një zënke masive në fushën e lojës me përplasjet që kanë përfshirë skuadrat dhe stafet e të dy ekipeve. Situata ka degjeneruar aq sa ekipet janë zhvendosur për shkak të ngjarjeve të dhunshme nga kompleksi “Skendër Halili” në komisariatin e policisë për denoncimet e rastit.

Ndërsa mbetet ende jo e zbardhur plotësisht ajo që ka ndodhur, “Panorama Sport” ka siguruar një foto nga incidenti i shëmtuar në fjalë. Aty shihet një moment nga ato të fillimit të kaosit që shpërtheu në fushë dhe sulmuesja e Vllaznisë, Megi Doçi, e cila po tenton të shkelmojë një person të shtrirë në tokë.

doci dhuna

Një imazh i rëndë për futbollin e femrave në Shqipëri, aq më tepër pikërisht në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"