FOTO/ Atmosferë e ngrohtë të Partizani, lojtarët, stafi dhe drejtuesit darkojnë së bashku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2019 | 23:52

FOTO/ Atmosferë e ngrohtë të Partizani, lojtarët, stafi dhe drejtuesit darkojnë së bashku

Viti 2019 u mbyll me fitore për Partizanin që mposhti Vllazninë në shtëpi. Të kuqtë triumfuan me golin e Bitrit dhe morën tre pikët.

80538848_1230658297128564_1552025074230362112_o

Me mbylljen e impenjimeve për këtë vit kalendarik, presidenti i Partizanit, Gazment Demi, ka organizuar sonte, në mbrëmje një darkë për të gjithë skuadrën, stafin teknik dhe atë drejtuesit.

Klubi ka postuar foton e kësaj darke, ku duket një atmosferë e mirë për festat e fundvitit. Kujtojmë që ky vit ishte mjaft i suksseshëm për të kuqtë që fituan titullin pas 26 vitesh.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"