FORMULA 1/ 19 gara të fituara nga 22, Maks Vershtapen e mbyll sezonin e rekordit me fitore në Abu Dabi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2023 | 17:32

FORMULA 1/ 19 gara të fituara nga 22, Maks Vershtapen e mbyll sezonin e rekordit me fitore në Abu Dabi (VIDEO)

Maks Vershtapen është fituesi i Çmimit të Madh të Abu Dabit, duke e mbyllur këtë sezon ashtu siç e filloi.

vershtapen

Piloti holandez la pas në këtë garë Sharl Lëklerk dhe Xhorxh Rasëll, për të fituar garën e 19 nga 22 të tilla përgjatë sezonit, i cili do të hyjë në histori me rekordin e tij.

Red Bull-i e mbylli sezonin me 860 pikë totale, me Serxho Perezin që u rendit në vendin e dytë nga pilotit, teksa vendi i tretë u mbajt nga Luis Hamilton.

Tashmë nisin pushimet për pilotët, teksa do të bëhen gati për sezonin e ri, me synimin e vetëm, rrëzimi i Maks Vershtapenit nga froni i kampionit.

WhatsApp Image 2023-11-26 at 17.26.25

WhatsApp Image 2023-11-26 at 17.26.26

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"