Flet Hysaj, hedh dritë mbi të ardhmen e tij dhe për marrëdhënien me Ançelotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 16:54

Flet Hysaj, hedh dritë mbi të ardhmen e tij dhe për marrëdhënien me Ançelotin

Elseid Hysaj ishte lojtari shqiptar më i diskutuar i merkatos dhe tashmë ai ka folur në lidhje me ardhjen e Ançeloti si dhe të ardhmen e tij. Mbrojtësi shkodran ka folur për mënyrën e re të trajnimit nga Ançeloti, dhe për punën që ai po bën.

Hysaj555

“Ançeloti është një trajneri i madh, ne jemi duke provuar të përshatemi por jemi vetëm në fillimet tona. Ai luan shumë me pjesën e mbrojtjes dhe un jam duke dhënë më të mirën time për atë që ai kërkon. Ai ka fituar shumë dhe mund të na japi neve diçka më shumë për të fituar.- u shpreh Hysaj.   Ndërsa për ardhjen e Ronaldos dhe kampionatin e ardshëm ai u shpreh: “ Do të jetë një kampionat i bukur. Ka ardhur Ronaldo për Juventusin, Ançeloti te ne dhe do të jetë një luftë e bukur në të gjitha frontet. Interi është gjithashtu duke u rritur si ekip.- vazhdoi më tej ai.

hysaj (1)

Dhe më në fund Hysja flet për të ardhmen e tij ku thotë: Kam një klauzolë, nëse dikush më do mua, atëherë duhet të paguajë atë. Por unë jamë mirë në Napoli dhe unë mendoj vetëm për skuadrën. Ne luajmë në të gjitha kompeticionet, dhe shpresojmë ta nisim mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"