Flamurtari mbyll merkaton me Lejdi Liçajn, Bakaj kthen përgjigjen përfundimtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2017 | 12:15

Flamurtari mbyll merkaton me Lejdi Liçajn, Bakaj kthen përgjigjen përfundimtare

Lejdi Liçaj mbyll merkaton e Flamurtarit. Mbrojtësi pritet që të tërheqë dokumentacionin nga Luftëtari dhe do t’u bashkohet bluzinjve. Dy ditë më parë administratori Idrizi dhe Liçaj kanë rënë dakord për të bashkëpunuar, përfshi këtu edhe termat financiarë. Por palët ende nuk e kanë zyrtarizuar akordin, për shkak se pritet që lojtari të zgjidhë çështjen e kontratës me bluzinjtë.

lika licaj

Ndërkohë është mbyllur tashmë çështja “Bakaj”. Mesfushori i ka kthyer përgjigje negative Flamurtarit, pasi pritet që të vazhdojë aventurën jashtë vendit. Bakaj është kërkuar me ngulm nga trajneri Duro, por ky transferim nuk është kryer. Lojtari ka mbyllur sezonin e shkuar me skuadrën e Vllaznisë dhe në gjysmën e dytë të sezonit bëri paraqitje të mirë.

shameti bakaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"