Flamurtari godet në merkato, prezanton mesfushorin boshnjak (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2019 | 17:17

Flamurtari godet në merkato, prezanton mesfushorin boshnjak (VIDEO)

Pas prezantimit të trajnerit Gerd Haxhiu, drejtuesit e Flamurtarit ia janë futur punës për të ndërtuar një skuadër dinjitoze për sezonin e ri futbollistik.

semir-1024x768

Pak minuta më parë vlonjatët kanë prezantuar një përforcim në merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin boshnjak Semir Bajraktareviç.

Flamurtari

Ka qenë vetë klubi kuqezi, që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka prezantuar futbollistin 31-vjeçar, i cili vjen nga radhët e izraelitëve të Makabi Ahi Nazareth.

fLAMURTARI

Gjatë karrierës së tij, Bajraktareviç është aktivizuar me skuadra të ndryshme në kampionatin boshnjak, ndërsa në 3 vitet e fundit ka qenë pjesë e futbollit izraelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"