Fitorja në kampionat ndaj Çelsit, reagon Ten Hag: Nuk më intereson zhurma, kjo skuadër do të bëhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 12:50

Fitorja në kampionat ndaj Çelsit, reagon Ten Hag: Nuk më intereson zhurma, kjo skuadër do të bëhet

Trajneri i Mançester Junajtidit, Erik ten Hag, është shumë i kënaqur me atë që pa nga skuadra e tij në ndeshjen kundër Çelsit dhe mohoi edhe njëherë tjetër zërat se lojtarët janë kundër tij në dhomat e zhveshjes.

ten hag

“Unë gjithmonë mund të kem ankesa, por ne jemi të kënaqur me rezultatin dhe performancën. Ne e merituam këtë fitore. Donim t’i dërgonim këtë mesazh tifozëve me këtë stil loje, por ky është gjithashtu stili ynë. Në 30 minutat e para ne e bëmë atë në mënyrë perfekte në fushë. Ishte e panevojshme të pësonim atë gol.

Kemi hapa për të bërë, por po shkojmë në drejtimin e duhur. Ky ekip do të jetë i mirë dhe ky projekt do të jetë i suksesshëm. Nuk më intereson zhurma që bëhet. Lojtarët janë mësuar me këtë. Kështu ishte edhe tek Ajaksi, por në një vend më të vogël dhe me më pak njerëz”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"