Fitorja e Egnatias në Kupë, Fangaj i hedh “kunja” Balajt: Kundërshtar të vetëm për titullin kampion kemi veten tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 16:25

Fitorja e Egnatias në Kupë, Fangaj i hedh “kunja” Balajt: Kundërshtar të vetëm për titullin kampion kemi veten tonë

Egnatia arriti të kualifikohej në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pas fitores së sotme 3-1, kundër “kurbinasve” të Laçit. Pas përfundimit të ndeshjes, mbrojtësi i fituesve në fuqi të Kupës, Abdurraman Fangaj, u shpreh i kënaqur për kualifikimin, teksa i kundërpërgjigjet edhe Bekim Balajt për komentet që ky i fundit ka dhënë për titullin kampion.

bandicam 2024-03-05 15-56-21-767

“Besoj se kualifikimi më tej ishte i merituar, jemi fituesit aktual të Kupës. Për sa i përket pozicionit tim në fushë, mundohem të jap më të mirën në çdo pozicion të mundshëm kudo që të luaj. Besoj se edhe lojtarët e ardhur nga merkato e dimrit, gradualisht po kuptojnë idenë dhe filozofinë e trajnerit.

Kemi kualitetin e duhur për ta zgjidhur ndeshjen ne çdo moment por kanë qenë afrimet e janarit që gradualisht janë përshtatur me ekipin dhe kjo mund të jetë arsyeja për të gjithë këto barazime kohët e fundit.

Eksperienca në çdo ekip bën gjënë më të mirë pasi çdo lojtar është fokusuar në 100%, e tij prandaj të gjithë mundohen të bëjnë maksimumin e tyre”, tha Fangaj për “MCN TV”.

I pyetur gjithashtu për kundërshtarin e drejtpërdrejtë së Egnatias për titullin kampion ai u shpreh:

“Besoj se do përgjigjem në të njëjtën mënyrë siç u përgjigj edhe Bekim Balaj. Ne kemi veten tonë, ashtu siç e kemi treguar që në fillim të sezonit, ne kemi potencial për fitimin e titullit dhe vetëm vetja jonë mund të na ndalojë nga kjo gjë”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"