Finalja e U-11, kampione shpallet Football Republic

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2021 | 13:23

Finalja e U-11, kampione shpallet Football Republic

Football Republic është fituesi i kam pionatit U-11 për sezonin 2020-2021 për zyrën rajonale të Tiranës. Finalja e zhvilluar dje në fushën e shkollës “Harry Fultz” në kryeqytet, ka nxjerrë triumfatorë të vegjlit e drejtuar nga trajneri Eldiano Topi. Në kampionat e organizuar nga FSHF që përfaqëson zyrën rajonale të kryeqytetit, skuadra që përfaqëson akademinë e Football Republic doli në finale kundër Internacionalit dhe fitoi me rezultatin 1-0. Goli i Orest Buçkës në minutën e 10-të rezultoi vendimtar për 11-vjeçarët e Republic.

U11

Në bisedën pas finales së djeshme për “Panorama Sport”, trajneri Eldiano Topi tregoi detaje për kampionatin U-11. “Është një kampionat që zhvillohet gjithë vitin, teksa është i ndarë në disa grupe me mbi 70 skuadra pjesëmarrëse. Luhet deri në “play off” e më pas në finale bëhet një triangolare. Tri ekipet më të mira luajnë kundër njëra-tjetrës. Football Republic, Ilir Viking dhe Internacional ishin pjesë e finales. Çdo ndeshje zgjat 20 minuta. Në të parën ndaj Ilir Viking, koha e rregullt përfundoi 0-0, por më pas fitoi Football Republic me shifrat 3-2 nga penallti. Ishte një sukses që u jep motiv këtyre fëmijëve për të vazhduar me pasion ëndrrën e tyre për futbollin. Jemi të nderuar që punojmë në kushte mjaft të mirë te akademia e Football Republic. Çdo trajner e ka më të lehtë të punojë, sepse infrastruktura është mjaft e mirë dhe që do të nxjerrë talente”, ka thënë trajneri Topi.

TALENTI ALIAJ

Anel Aliaj është një prej lojtarëve më të spikatur te Football Republic. Talenti ka rënë në sytë e akademive europiane dhe shumë shpejt mund ta shohim në një klub me shumë emër duke u stërvitur. Këtë e konfirmon edhe trajneri Topi. “Anel Aliaj ka spikatur shumë. Në këtë turne ka shkëlqyer, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Është mesfushor i majtë dhe ka shumë talent. Së fundmi ka kaluar provat me rezultate shumë të mira në kampin e klubit spanjoll, Valencia. Ka perspektivë të ndritur dhe shpresoj të vazhdojë me këto ritme, pasi që tani konstatojmë se kemi të bëjmë me një talent”, tregon trajneri që po stërvit 11-vjeçarët në akademinë e cila është në pronësi të Redi Jupit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"