Federata vendosi mbylljen e parakohshme të kampionatit, golashënuesi më i mirë një shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 0:09

Federata vendosi mbylljen e parakohshme të kampionatit, golashënuesi më i mirë një shqiptar

Federata Malteze e Futbollit vendosi të ndalonte përfundimisht futbollin për këtë sezon në Premier Ligën në vend, por akoma nuk është marrë vendimi në lidhje me se çfarë do të ndodhë me fatin e titullit.

malta

Skuadra e Florianës, ku luan futbollisti shqiptar Kristian Keqi, udhëheq tabelën e renditjes me 3 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Valleta.

keq

Teksa skuadra e tij mund të jetë fituese e kampionatit maltez për këtë sezon, mesfushori me tipare sulmuese Keqi ka arritur një rekord personal, duke qenë se është golashënuesi më i mirë i Premier Ligës malteze me 14 gola.

keqi

23 vjeçari, që më parë ka luajtur edhe në Itali, është një gol më shumë nga sulmuesi italian Mario Fontanela, i cili aktivizohet me skuadrën rivale për titull, Valeta.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"