Fabricio Romano zbulon prapaskenat: Ullvërhempton do të blejë sulmues, ja pse nuk firmosi me Brojën në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 18:31

Fabricio Romano zbulon prapaskenat: Ullvërhempton do të blejë sulmues, ja pse nuk firmosi me Brojën në janar

E ardhmja e Armando Brojës është ende e pavendosur. Çelsi kërkon ta shesë me çdo kusht në verë dhe Fullhemi, klubi ku është aktualisht në huazim, duket se nuk ka ndër mend të blejë kartonin e tij. Por një tjetër alternativë mund të dalë në skenë, pasi edhe Ullvërhempton është i interesuar për të.

broja

Sipas ekspertit të njohur të merkatos, Fabricio Romano, klubi i Ullvërhempton do të hyjë në garë për një sulmues në verë, pasi ka nevojë që të përforcojë repartin e avancuar. Ai ka kujtuar se Armando Broja ishte pikërisht emri që kishin piketuar që në janar, por më pas Fullhemi u tregua më i shpejtë duke plotësuar kushtet ekonomike të Çelsit, edhe pse më vonë rezultoi një transferim i dështuar.

“Është e sigurt që Ullvërhempton do të kërkojë një sulmues. Është diçka që u nevojitet dhe që duan ta bëjnë të mundur. Ne të gjithë e dimë se sa të përkushtuar janë në këtë aspekt.

Për shembull, Armando Broja është lojtar që ata dëshronin të sillnin në klub në ditët e fundit të merkatos së transferimeve të janarit, por Fullhemi u tregua më i shpejtë dhe me një mundësi të ndryshme për të pranuar kushtet e Çelsit për një marrëveshje huazimi, Kjo është arsyeja pse marrëveshja nuk u arrit me Ullvërhempton”, tha Romano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"