“EURO 2025″/ Shpresat në fushë, sot për të ruajtuar kreun në Finlandë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2023 | 10:57

“EURO 2025″/ Shpresat në fushë, sot për të ruajtuar kreun në Finlandë

Kombëtarja U-21 zhvillon sot ndeshjen e radhës eliminatore për llogari të kualifikueseve të “Euro 2025” për 21-vjeçarët.

HFGH

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi mbylli ditën e djeshme përgatitjet dhe tashmë është gati për betejën ndaj Finlandës U-21 në orën 17:00, ndërsa më 17 tetor, do të luajë ndaj Malit të Zi në “Egnatia Arena” prej orës 14:30.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi janë shortuar në grupin E për Europianin e Sllovakisë dhe pas dy ndeshjeve të para renditen në krye të grupit me 6 pikë. Sa i përket listës, ajo ka pësuar ndryshime, teksa Marçelino Preka i Partizanit është dëmtuar dhe në vendin e tij vjen Elmando Gjini i Xhenoas. Ndërkohë edhe Dion Berisha, që ka qenë pjesë e Kosovës dhe u afrua, nuk do të jetë për shkak të dokumentacionit që nuk është ende gati.

Në vendin e tij vjen Ermir Selimaj. Këto dy ndeshje të radhës janë shumë të rëndësishme për skuadrën e Bushit, pasi në rast rezultatesh pozitive, kuqezinjtë do të konfirmoheshin si kokë grupi dhe si favoritë për të shkuar në Europian.TRTY

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"