Është në orbitën e Juventusit, “dështaku” i Mançester Junajtid i vetëofrohet Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 14:46

Është në orbitën e Juventusit, “dështaku” i Mançester Junajtid i vetëofrohet Barcelonës

Doni van de Bek është një tjetër emër i Mançester Junajtid që është harruar nga “Djajtë e Kuq”, me mesfushorin holandez që nuk shkëlqeu kurrë në “Old Trafford” që nga transferimi i tij në 2020-ën.

van de bek

Së fundmi ai është përfolur se mund të kalojë në janar te Juventusi, me bardhezinjtë që gjithashtu kërkojnë edhe Xhejdën Sançon.

Gjithsesi, van de Bek duket se nuk kërkon të transferohet në Itali, por në Spanjë te Barcelona.

Agjentët e tij kanë parë situatën që katalanasit po kalojnë në mesfushë me dëmtimin e Gavit, i cili ka humbur sezonin.

Kështu ai kërkon të përfitojë, teksa nga Mançester Junajtid nuk do të ketë asnjë problem, pasi janë vetë “Djajtë” të cilët duan ta largojnë me çdo kusht muajin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"