Ergys Mersinin nga Dinamo e ndan vetëm… firma

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Korrik 24, 2013 | 12:40

Ergys Mersinin nga Dinamo e ndan vetëm… firma

Mersini goool ne Luftetari-Besa 2-1Gjirokastriti Ergys Mersini është “goditja” e parë e Dinamos. “Dinamo është skuadër me emër dhe ka objektiv Superioren, ndaj zgjodha të vishja këtë fanellë. Pres vetëm kontratën të firmos, pasi akordin paraprak e kemi arritur. Mendoj se duhen përforcime që synimi për Superioren të mos diskutohet”, – tha Mersini. Përveç Ergysit, Dinamos i është bashkangjitur dhe i vëllai i tij, Endri. Përveç tij dje pasdite në stërvitje ishte edhe portieri Sejdini, që ka luajtur me Ilirinë sezonin e fundit, si dhe Malasi, Xhibro e Lusha. Ndërkaq, sot Dinamo ka planifikuar një miqësore kundër Tërbunit. Ndërkohë premiera në Kupën e Katalunjës rezultoi e suksesshme për Dinamo U-11 me trajner Bardhi Nuhaj. Në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Barcelonë me pjesëmarrjen e rreth 25 shteteve, blutë e vegjël u shpallën nënkampionë, pasi u mundën në finale 2-1 nga një skuadër polake.
E.Hamitaj





www.minuta90.com