Emërimi i Klajvertit trajner, talenti i Kombëtares Shpresa luan shanset

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2023 | 23:57

Emërimi i Klajvertit trajner, talenti i Kombëtares Shpresa luan shanset

Patrik Klajvert ka zhvilluar seancën e parë stërvitore si trajner i Adana Demirsporit. Ish-sulmuesi i famshëm holandez i Barcelonës dhe Njukasëllit ka nisur një aventurë të re si trajner në Superligën turke, ekip ku pjesë është edhe sulmuesi problematik Mario Baloteli. Por, jo vetëm, pasi pjesë e Adanës është edhe shqiptari Arda Kurtulan.

arda kurtulan

Mesfushori me tipare sulmuese i lindur në Stamboll, por me origjinë të largët shqiptare, ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi dhe në fitoren e fundit të Shpresave ndaj Bullgarisë në Elbasan Arena, ishte autori i një prej golave.

Sezonin që u mbyll, Kurtulan u huazua në kategorinë e tretë turke, ndërkohë tani është rikthyer tek Adana, ku nuk do të gjejë Vinçenco Montelën si trajner, por një emër tjetër si ai i Patrik Klajvertit, i cili do të vendosë për 20-vjeçarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"