Elvis Plori: Tërbuni, gati për kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2014 | 9:25

Elvis Plori: Tërbuni, gati për kampionatin

Elvis PloriTrajneri Elvis Plori, në një bisedë për “Panorama Sport”, ka pohuar se Tërbuni është gati për fillimin e kampionatit. “Skuadra po përgatitet për sfidën e parë të kampionatit ndaj Besës. Dihet që ky ekip ka ardhur nga Superiorja, ndaj duhet të bëjmë kujdes”. Duke u ndalur te sfida miqësore që zhvilluan ndaj Tiranës, Plori tha: “Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve në sfidën ndaj bardhebluve. Në këtë test unë kisha tri mungesa si kapiteni Arber Mone, mesfushori Eduard Rocaj dhe sulmuesi Anton Grizhi. Kam besim se futbollistët në fjalë do të rikuperohen, për të qenë të gatshëm në javën e parë të kampionatit. Kam besim se ky kontingjent lojtarësh do t’i bëjë ballë kampionatit për të realizuar synimin: ngjitjen në Superiore”.
Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"