Elbasani/ Suta në luks, rikuperohen të dëmtuarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2021 | 14:16

Elbasani/ Suta në luks, rikuperohen të dëmtuarit

Shtyrja e kampionatit i ka bërë mirë Elbasanit, sepse i jep mundësi trajnerit të rikuperojë edhe dëmtimet e disa lojtarëve.

vllaznia elbasani

Mungesat e kanë shoqëruar thuajse çdo javë dhe kjo ka ndikuar direkt në rezultate. Humbja e fundit ndaj Shënkollit ka rënduar edhe më shumë pozitat, sepse skuadra priste reagim në këtë ndeshje.

Në fakt, gjatë gjithë këtyre sfidave, Suta nuk e ka pasur thuajse asnjëherë të plotë skuadrën, ku për fat të keq kanë munguar edhe alternativat në pankinë.

Tani që kampionati u shty, mund të thuhet se është një frymëmarrje për ekipin, që nuk e ka më luksin të bëjë hapa falsë. Ndeshjen e radhës elbasanasit e kanë me Internacionalin, ku shpresojnë të marrin fitoren e cila i mungon prej tri ndeshjesh.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"