EKSKLUZIVE/ Zbulohet dokumenti, UEFA ‘masakron’ Skënderbeun: Përjashtim 10 vite e 1 mln euro gjobë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 23:11

EKSKLUZIVE/ Zbulohet dokumenti, UEFA ‘masakron’ Skënderbeun: Përjashtim 10 vite e 1 mln euro gjobë

Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës, kërkojnë që klubi i Skënderbeut të dënohet me 10 vite përjashtim nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA, ka marrë një raport drastik për klubin korçar.

skenderbeu

Panorama Sport ka mësuar ekskluzivisht se Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës kanë kërkuar dënimin në shkresën e datës 7 shkurt 2018, nga komisionet disiplinore pranë organit më të lartë të organizatës europiane të futbollit.

Gjithashtu, bashkëngjitur me dënimin e mundshëm prej 10 vitesh, Skënderbeut t’i shtohet edhe një gjobë e majme, prej plot 1.000.000 eurosh. Në shkresën që mban datën 7 shkurt, gjithashtu thuhet se Inspektorët e Disiplinës dhe të Etikës mund të shtojnë prova apo informacione shtesë në lidhje me këtë çështje. Më poshtë, edhe raporti i plotë.

 

(VENDIMI I UEFA-s, datë 7 shkurt 2018)

Vendimi i plotë:

Bazuar në konsideratat e sipër-përmendura, Inspektorët e Etikës dhe të Disiplinës kërkojnë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-s që:

  1. Të referojnë çështjen tek Komisioni i Apelit në UEFA në lidhje me nenin 34(3) në Statutin e UEFAs dhe nenit 29(3) në Rregulloren e Disiplinës.

Kështu, Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës kërkojnë nga Komisioni i Disiplinës që:

  1. Të deklarojë se KS Skënderbeu është i përjashtuar nga pjesëmarrja në çdo kompeticion të UEFAs për dhjetë (10) vite.
  2. I shtohet edhe një gjobë prej 1 milionë eurosh për KS Skënderbeu.

Inspektorët e Etikës dhe të Disiplinës kanë të drejtat e tyre të shtojnë apo të ndryshojnë këtë raport me informacione apo prove të tjera në lidhje me këtë çështje.

Nion, 7 shkurt 2018.

vendimi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"