EKSKLUZIVE/ Vllaznia rrezikon licencimin për kupat e Europës, ja se çfarë ndodh me borxhin e klubit shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2021 | 22:40

EKSKLUZIVE/ Vllaznia rrezikon licencimin për kupat e Europës, ja se çfarë ndodh me borxhin e klubit shkodran

Marrëveshja mes klubit Vllaznia dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për borxhin e akumuluar prej kohësh është ende në ajër. Burime të sigurta pranë institucionit shtetëror treguan dje për “Panorama Sport” se palët nuk kanë arritur ende akordin për mënyrën e shlyerjes së borxhit që ka shkuar 1 miliard e 600 milionë lekë të vjetra.
alban-xhaferi-voltana-ademi
Ky është një hall i madh për kuqeblutë në këtë moment, pasi varet licencimi i klubit në Kupat e Europës. UEFA nuk i licencon skuadrat që kanë borxhe në organet tatimore dhe s’bëjnë marrëveshje për likuidimin e tyre. Në këto kushte, ky sezon mund të hidhet në erë nëse Vllaznia fiton titullin dhe nuk merr pjesë në Kupat e Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"