EKSKLUZIVE/ Tre lojtarë në Kategorinë e Parë dyshohen me COVID-19, klubi i izolon menjëherë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 23:55

EKSKLUZIVE/ Tre lojtarë në Kategorinë e Parë dyshohen me COVID-19, klubi i izolon menjëherë

Momente paniku te klubi i Shënkollit që militon në Kategorinë e Parë. Panorama Sport mëson se 3 futbollistë janë me temperaturë dhe dyshohet se janë të infektuar me COVID-19.

fotoshenkolli1

Lojtarët janë karantinuar menjëherë dhe pritet që t’i nënshtrohen tamponëve, teksa ditën e nesërme do të mësohen edhe përgjigjet e tamponëve.

Ende nuk janë bërë publike emrat teksa mësohet se të 3 futbollistët janë takuar me një person që ka dalë pozitiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"