EKSKLUZIVE/ Transferimi drejt finalizimit, zbulohet klubi ku pritet të kalojë Edurat Rroca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 23:30

EKSKLUZIVE/ Transferimi drejt finalizimit, zbulohet klubi ku pritet të kalojë Edurat Rroca

Zbulohet klubi turk që ka bërë një ofertë zyrtare te Kukësi për blerjen e fantazistit Eduard Rroca. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se ekipi që militon në Ligën e Parë, Istanbulspor AS, ka ofruar 130 mijë euro për të marrë shërbimet e mesfushorit.

eduart rroca

Këtij të fundit i skadon kontrata me Kukësin në janar të vitit 2021 dhe interesi i verilindorëve është ta shesin në këtë periudhë merkatoje, gjithnjë nëse shuma e ofruar për kartonin e lojtarit kënaq presidencën blu. Gazeta zbulon se drejtuesit e klubeve janë në fazën finale të “operacionit”, duke negociuar tashmë detajet.

Në parim është rënë dakord mes palëve, teksa Istanbulspor AS ka bindur Rrocën për kontratë që i ka ofruar, por mbetet për t’u thënë fjala e fundit nga Kukësi në lidhje me marrëveshjen. Burime në klub tregojnë se drejtuesit nuk duan të përfitojnë thjesht 130 mijë euro, por kërkojnë të ruajnë edhe 20% të kartonit. Në këtë pikë palët janë ende në negociata, pasi turqit janë të vendosur ta kenë të plotë kartonin e lojtarit dhe nëse Kukësi refuzon, atëherë ata mund të pranojnë të ulin vlerën e blerjes.

eduart rroca

Pra, nga 130 mijë euro që ofrojnë të japin vetëm 100 mijë euro. Në ditët e ardhshme do të mësohet më tepër për këtë transferim që po shkon drejt finalizimit. Në klubin verilindor janë të fokusuar aktualisht te ndeshja me Volfsburgun, e cila mund të jetë e fundit për Rrocën me fanellën e Kukësit.

Ai erdhi në janar të vitit 2019 te verilindorët, teksa u ble për 50 mijë euro te Luftëtari. Performanca mjaft e mirë e 27- vjeçarit ndaj Slavias së Sofjes ka bindur turqit, të cilët prej ditësh i kanë dërguar ofertën zyrtare Kukësit dhe presin mbylljen e marrëveshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"