EKSKLUZIVE/ Tjetër firo në merkaton e Tiranës, mbrojtësi drejt transferimit në Hungari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2024 | 0:11

EKSKLUZIVE/ Tjetër firo në merkaton e Tiranës, mbrojtësi drejt transferimit në Hungari

Albi Doka pritet të jetë largimi i pestë nga Tirana pas atyre të Florent Hasanit, Ardit Hilës, Kaina Nunjesh dhe Klevi Qefaliajt. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se mbrojtësi i djathtë ka arritur akordin me klubin hungarez, Ujpesht.

tirana

Doka është nën kontratë me Tiranën dhe tani pritet vetëm marrëveshja zyrtare mes dy klubeve për vlerën e kartonit. Gazeta mëson se klubi bardheblu mund të përfitojë një shumë të majme nga ky transferim.

Ujpeshti pozicionohet në vendin e nëntë të Superligës hungareze. 26-vjeçari ka luajtur edhe më parë në Hungari, përpara se të rikthehej te Tirana, pikërisht me Budapest Honved.

 

OLSI AVDIAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"