EKSKLUZIVE/ Skënderbeu u bllokua për 4 mijë euro, lojtari francez: Kam një vit që i pres

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2021 | 15:15

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu u bllokua për 4 mijë euro, lojtari francez: Kam një vit që i pres

Nëse Skënderbeu e quan të zgjidhur çështjen e pagimit të ish-lojtarit të tij Arnaud Guezh, ndryshe është situata për francezin. Ish-mesfushori i bardhekuqve në 2018-2019, i kontaktuar nga gazeta, fillimisht ka hezituar për të dhënë detaje, por më pas ka folur në lidhje me detyrimin e tij dhe vonesën në pagim. Sipas tij, ende nuk është shlyer e gjithë shuma që ai pretendon, pasi Skënderbeu i detyrohet ende 4 mijë euro, ndërsa transaksioni i fundit në llogarinë e tij është bërë një vit më parë.
WELCOME_16x9-1400x788
“Nuk e di përse po më pyesni se si qëndron puna. Flet fakti qartë. Nëse FIFA i ka bllokuar merkaton Skënderbeut për shkakun tim, duket që unë nuk gënjej. Kam ende 4 mijë euro pa marrë nga Skënderbeu dhe nuk e di të më jenë kaluar akoma. Ata nuk e kanë paguar të gjithë detyrimin tim, për këtë kam edhe evidencat është diçka që provohet lehtësisht. Detyrimi mbetet, pasi ata kurrë nuk më kanë paguar mua plotësisht. Më kanë dhënë vetëm një pjesë, jo gjithçka. Jam paguar për herë të fundit pasi lashë Skënderbeun. Për këtë hapëm çështje në FIFA dhe në janarin e kaluar më kaluan një pjesë të detyrimeve, por jo të gjitha”, u shpreh Guezh ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Duke ditur që korçarët pretendojnë se pagesën e kanë bërë dje, mbase sot lojtari mund të shikojë paratë në llogarinë e tij.

Skënderbeu sqaron bllokimin e merkatos: Kemi humbur gjyqin me francezin Arnaud, por do ta zhbllokojmë…

EKSKLUZIVE/ Kaos total, pas Tiranës FIFA bllokon edhe Skënderbeun

Precedenti/ Bllokimi i merkatos nuk ndodh për herë të parë te Skënderbeu, ja si u zgjidh në verë

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"