EKSKLUZIVE/ Partizani do sulmues, “demat” në negociata me… Rashicën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 20:42

EKSKLUZIVE/ Partizani do sulmues, “demat” në negociata me… Rashicën

Përveç dëshirës për të bërë një skuadër sa më të fortë dhe për të sulmuar titullin kampion, Partizani është mjaft i përqendruar edhe në marrjen e sa më shumë talenteve të spikatur, që mund të shërbejnë për të tashmen dhe veçanërisht për të ardhmen e ekipit.

ERMIR RASHICA

Së fundmi, të kuqtë kanë shënjestruar një nga anësorët më të mirë të sulmit në Superligën e Kosovës.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se “demat” janë në negociata me Trepçën 89 për Ermir Rashicën. 18-vjeçari shihet si një nga talentet me më të ardhme në Kosovë dhe Partizani po bën maksimumin për të siguruar shërbimet e tij.

Rashica është produkt “ekskluziv” i Trepçës, ku luan prej tre sezonesh.

Klubi nga Mitrovica gëzon edhe kartonin e lojtarit dhe po tenton ta shesë, me ofertat, që nuk mungojnë.

Partizani është një prej mundësive për lojtarin, që do të kishte shansin të luante edhe në ekipin e parë dhe do të fitonte mjaft eksperiencë.

Marrëveshja mes klubeve mund të arrihet në këmbim të një shifre parash, plus një përqindje kartoni të konsiderueshme për Trepçën në rast të rishitjes. Vetë i riu është i hapur për një transferim të mundshëm te Partizani.

Gjithsesi, oferta nga Rapidi i Vjenës dhe një klub i Serinë B nuk mund të mos e tundojnë. Sulmuesi është pjesë e përfaqësueses U-19 të Kosovës.

MERKATO – Përveç Rashicës, Partizani ka edhe disa transferime të tjera në tentativë e sipër. Shefiti duket pranë firmës, teksa vazhdojnë negociatat për Prekën me Bylisin.

Nga ana tjetër, Guri pret ofertat nga jashtë dhe e sheh Partizanin si shansin e fundit. Ai e ka ndërprerë kontratën me Shkëndijën.

ERMIR RASHICA 1 (1)

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"