EKSKLUZIVE/ “Pa mungesat do të ishte melodi tjetër”, tekniku i Lushnjës: Mbase ishim dhe të pafat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2022 | 19:46

EKSKLUZIVE/ “Pa mungesat do të ishte melodi tjetër”, tekniku i Lushnjës: Mbase ishim dhe të pafat

Agim Canaj, trajner i Lushnjës, pas barazimit me ballshiotët, për “Panorama Sport” u shpreh:

LUSHNJA AGIM CANAJ

“Mendoj që ishte një ndeshje shumë e fortë. Mbase ndeshja më e bukur që kemi bërë. Kishim përballë kryesuesit. Mbase ishim edhe të pafat. Shënuam një gol, por kishim raste për të shënuar më shumë. Por ai gol i shkëlqyer i shënuar nga miqtë na vuri pak në vështirësi. Unë do të thosha që luajtëm si të barabartë, madje kishim momente shumë më të mira se kundërshtari. Ishim në fushën tonë, me besimin dhe përkrahjen e spektatorëve”, ishin fjalët e teknikut.

Gjithashtu ai foli dhe për mungesat e Lajthias dhe Cankës: “Megjithatë, ajo që ne ndjemë ishte mungesa e dy lojtarë kryesorë, Lajthia e Canka. Me ta do të kishim tjetër melodi. Megjithatë, i falënderoj çunat duke nisur nga Dedej. Të gjithë ata që luajtën dhanë maksimumin. Ky shpirt dhe kjo garë e luftuar duhet të na shoqërojë edhe më pas, sepse ndeshjet sa vijnë dhe vështirësohen. Kjo më jep besim që ne do të luftojmë maksimalisht për ndeshjet që janë në vazhdimësi”.

A.ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"