EKSKLUZIVE/ Një gjigant nga Senegali për Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2018 | 9:47

EKSKLUZIVE/ Një gjigant nga Senegali për Kukësi

Kukësi thuajse është kompletuar sa i përket futbollistëve, mbas afrimeve të Shkodrës, Dzaria, Ymeraj dhe Dzeric, verilindorët po studiojnë alternativat për të afruar një sulmues potent, që të zëvendësoj Alijev.

Djan

Sulmuesin do ta përzgjedh vetë tekniku Pakult. Gazeta mëson ekskluzivisht se tekniku austriak ka afruar për provë një sulmues gjigand nga ligat e ulëta gjermane, i cili i është bashkuar ekipit mbrëmjen e djeshme.

Bëhet fjalë për sulmuesin Ramzy Djan, i cili është me origjinë nga Senegali, por me pasaportë gjermane. Djan është plot 1.97 metra dhe luaj në kategorinë e tretë gjermane me Lauchhau-Lauchhacker 04.

Ramzy Djan

Gjigandi luan si sulmues i djathtë dhe sulmues qendre. 23-vjeçari do të qëndrojë në provë për disa ditë te Kukësi, pastaj tekniku Pakult do të vendos këtë do të mbajë Djan, apo Le Dilon. 20-vjecari nga Trinidad dhe Tobago ka luajtur në dy takimet miqësore dhe është pëlqyer nga stafi teknik.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"