EKSKLUZIVE/ Kërkohej nga ekipe spanjolle dhe italiane, Uzuni drejt Hungarisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 23:36

EKSKLUZIVE/ Kërkohej nga ekipe spanjolle dhe italiane, Uzuni drejt Hungarisë

Myrto Uzuni drejt Hungarisë. “Panorama Sport” ka mësuar në mënyrë ekskluzive se për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, kampionia e Hungarisë është skuadra që ka arritur të fitojë garën me çdo skuadër tjetër të interesuar për shërbimet e djaloshit beratas.
uzuni myrto
Gazeta ka mësuar se Ferencvarosh dhe ekipi i Lokomotivës së Zagrebit kanë arritur një akord në parim që e ardhmja e shqiptarit në përfundim të këtij sezoni të jetë ekipi kampion i Hungarisë. Në këtë të fundit, Myrto Uzuni do të ketë shansin që të jetë pjesë e kualifikueseve të Ligës së Kampionëve, kompeticionit më të rëndësishëm në botë për klube.

Uzuni deri më tani është kërkuar edhe nga skuadra të kampionatit spanjoll apo edhe të tjera në Itali. Mirëpo, deri më tani, nuk është raportuar asnjë akord për të ardhmen e 25-vjeçarit kuqezi. Uzuni ka arritur të shënojë nëntë gola këtë sezon me ekipin kroat, teksa është në garë për vendin e dytë dhe po udhëheq ekipin së bashku me shqiptarët e tjerë, që bëjnë pjesë te Lokomotiva e Zagrebit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"