Ekskluzive/ Haris Fakiç dhe 4 lojtarë të Skënderbeut, afër Kukësit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Maj 18, 2018 | 22:52

Ekskluzive/ Haris Fakiç dhe 4 lojtarë të Skënderbeut, afër Kukësit

Transferimi i Sindrit Gurit është një nga më të shtrenjtët në radhët e futbollistëve shqiptarë ndër vite. Plot 710 mijë euro do përfitojë zyrtarisht klubi i Kukësit plus 20 për qind të vlerës së kartonit të tij, pa harruar komisionet marramendëse që përfitojnë nga shitja e tij ndërmjetësit që kryen këtë operacion, kapin shifrën e rreth 1 milion eurove.

soue

Guri e ka nisur me rreth 1 milion lekë aventurën te Kukësi vitin e parë e në të dytin, pra, këtë aktualin përfiton 2 milionë lekë të vjetër ose rreth 1500 euro. Performanca e jashtëzakonshme që nga fundi i janarit e deri tani, bëri që vlera e tij të rritej me hapa galopantë.

Drejtuesit e Kukësit e nuhatën formën e Gurit e në fund të janarit i depozituan në FSHF kontratën me kushtet e reja, dy vite të tjera më shumë kohëzgjatjen e kontratës dhe 1 milion euro klauzolë në rast largimi. Kjo lëvizje i parapriu transferimit të lojtarit te Ostende në Belgjikë. Por, përveç shitjes së Gurit, te Kukësi ka pasur edhe një zhvillim tjetër, pasi menaxheri i klubit, Naim Halili, është larguar.

kukesii

PRAPASKENAT – “Panorama Sport” mëson se vendimi për të larguar Halilin dhe afruar Qormemetin është bërë pas një takim që ky i fundit ka pasur me presidentin Gjici dhe është vendosur që ata të kenë një bashkëpunim për shitjet e lojtarëve jashtë vendit. Por, lëvizjet nuk do të ndalen këtu, pasi një tjetër më e bujshme është parashikuar të ndodhë. Nëse Skënderbeu nuk do të luajë në

32767698_2057852511128081_4194647399815184384_n

Champions League, Kukësi pritet të afrojë në klub drejtorin e Skënderbeut, Haris Fakiçin, njeriun që deri në këto momente ka bërë një punë shumë të mirë te korçarët. E së bashku me të do mbërrijnë në ekipin e Kukësit, me të njëjtat kushte, Sabjen Lilaj, Enis Gavazaj e Bruno Dita, tre mesfushorët që pëlqehen nga trajneri Pakult.

Pra, ky është plani paraprak i verilindorëve për të ndjekur rrugën e Skënderbeut, në mënyrë që të jenë po aq të suksesshëm sa korçarët. Por, përveç Fakiçit dhe tre lojtarëve, Kukësi ka edhe një tjetër plan për të zëvendësuar Gurin. Ali Soue, autori i 20 golave me Skënderbeun, pëlqehet shumë nga trajneri Pakult dhe presidenti Gjici në bashkëpunim me menaxherët e rinj të ekipit, i kanë premtuar austriakut se do t’ia sjellin në ekip shtatlartin nga Gabia, gjithmonë nëse skuadra merr pjesë në Champions.

SKERDILAID SULOZEQI

 






www.minuta90.com