Ekskluzive/ Flet arbitri i dhunuar në Skrapar: Më goditën në gjenitale, do bëj vizitë të specializuar në Tiranë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2017 | 14:00

Ekskluzive/ Flet arbitri i dhunuar në Skrapar: Më goditën në gjenitale, do bëj vizitë të specializuar në Tiranë!

Në një rrëfim ekskluziv për gazetën, anësori i dhunuar Xhuljo Mani tregon gjithçka ndodhi në Skrapar.

Skrapari

“Ishte një pozicion shumë i dukshëm jashtë loje, 3-4 metra. Ngrita flamurin dhe anulova golin e Skraparit. Në këtë moment afrohen lojtarët vendës dhe mes tyre Jurgen Gogo, i cili më godet fillimisht me grusht. Më pas më gjuan edhe me shkelma në pjesët intime. Në këtë moment ndërhyjnë forcat e rendit që qetësojnë situatën.

Por, unë e kisha të pamundur që të vazhdoja ndeshjen pasi ndieja dhimbje. I bëra të ditur kryesorit se nuk isha në gjendje dhe u vendos që ndeshja të mos vazhdonte. Bëra denoncim dhe agresorin e shoqëruan në komisariat. Do të bëj një vizitë të specializuar në Tiranë. Hera e parë që më ndodhte një gjë e tillë. Është e patolerushme”, mbylli prononcimin anësori Mani.

BESAR BOZGO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"