EKSKLUZIVE/ “Firo” te Kukësi, largohen edhe dy futbollistë të tjerë të ardhur në merkaton e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 11:00

EKSKLUZIVE/ “Firo” te Kukësi, largohen edhe dy futbollistë të tjerë të ardhur në merkaton e verës

Te Kukësi nuk është larguar vetëm Ante Zivkoviç përgjatë këtyre ditëve, por ka pasur edhe të tjera dalje.

JORGO MEKSI

 

Edhe pse nga ana e klubit ka një “terr” informativ sa i përket zhvillimeve në dalje, duke preferuar që të mos bëjë zyrtarizime, gazeta mëson se të paktën edhe dy lojtarë të tjerë nuk janë më pjesë e klubit.

Bëhet fjalë për brazilianin Agnaldo Moraesh dhe mbrojtësin Jorgo Meksi, dy lojtarë, që ishtrajneri Skënder Gega i kërkoi me ngulm në verë, derisa i afroi.

agnaldo moraesh

Mirëpo, me largimin e tij, duket se në klub kanë nisur spastrimet edhe te lojtarët që u afruan në verë.

Futbollistët kanë pasur kontrata 2-vjeçare, por mësohet se palët kanë arritur me marrëveshje prishjen e saj.

Burimet në klub pohojnë se të tjerë lojtarë janë në listë pritjeje për të mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"