EKSKLUZIVE / E papritur te Teuta! Kapiteni Arapi largohet si kampion nga futbolli i luajtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2021 | 0:30

EKSKLUZIVE / E papritur te Teuta! Kapiteni Arapi largohet si kampion nga futbolli i luajtur

Renato Arapi i thotë stop futbollit të luajtur. Pas 18 vitesh në futbollin profesionist, kapiteni kampion i Teutës ka vendosur të tërhiqet. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se sot në stërvitjen e Teutës, mbrojtësi 35-vjeçar është përshëndetur me shokët e skuadrës.

Arapi

Ka qenë një vendim ndoshta i papritur, por që vetë Arapi e ka menduar gjatë dhe pas një sezoni fantastik me skuadrën e zemrës, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Arapi e ka nisur karrierën me moshat e Teutës, për të kaluar më pas te Dinamo ku debutoi në Superiore në sezonin 2002-2003.

Mbrojtësi fitoi 6 tituj kampionë radhazi me Skënderbeun, si dhe një me Teutën si kapiten. Klubi durrsak dhe vetë lojtari pritet të njoftojnë në orët e ardhshme tërheqjen nga futbolli të Arapit.

ZAMIR QYPI – PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"