EKSKLUZIVE/ E bujshme nga Shkodra, nesër pritet zyrtarizimi i Liridon Latifit te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2021 | 23:59

EKSKLUZIVE/ E bujshme nga Shkodra, nesër pritet zyrtarizimi i Liridon Latifit te Vllaznia

Liridon Latifin e presin nesër në Shkodër. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin shkodran, se bisedimet mes palëve janë në rrugë të mbarë dhe gjasat janë që të enjten të firmoset zyrtarisht marrëveshja mes palëve.

auto_Liridon_Latifi1607282120

Vllaznia i ka ofruar mesfushorit një kontratë 2-vjeçare, duke e bindur për pagën mujore, e cila e bën Latifin një prej lojtarëve më të paguarve në Superiore.

Ai u bë i njohur në kampionatin shqiptar si pjesë e Skënderbeut, ndërsa më pas u shit në Hungari për 900 mijë euro te Pushkash Akademi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"