EKSKLUZIVE/ “Derbi, droga e Tiranës”, Devi Muka: U bënë 10 vite që presim titullin , ja 4 lojtarët që ndryshuan skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2020 | 0:14

EKSKLUZIVE/ “Derbi, droga e Tiranës”, Devi Muka: U bënë 10 vite që presim titullin , ja 4 lojtarët që ndryshuan skuadrën

I hanë këmbët. Dëshiron që të luajë edhe një herë në “Air Albania” për të parë se si është ndjesia e të qenit në një superstadium të mbushur me tifozë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Devi Muka, ai që ka sjellë tituj pa fund te bardheblutë pranon se Tirana është shumë pranë titullit. Fatin e kanë lojtarët e tanishëm. Por jo vetëm kaq. Kapiteni pranon se derbi dhe titulli janë si drogë për Tiranën. Nga ajo lloj droge që të çon nga ferri në parajsë.devi muka

Tirana ka fituar me Laçin një ndeshje shumë të vështirë që mund të thotë shumë për të ardhmen?

Ishte një fitore e madhe, ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Skuadra nuk e nisi mirë, por ia doli që në pjesën e dytë, me meritë të merrte fitoren. Ishte një nga ato fitore që nëse nuk të shpallin kampion, të çojnë me duart te trofeu. Një ndeshje që në fund do të shërbejë decizive për titullin, për të mos thënë që gjithçka është pothuajse e mbyllur në këtë kampionat. Pak a shumë Tirana është skuadra që pritet të ngrejë trofeun në fund të sezonit. Një ditë e veçantë që vjen pas shumë kohësh në shtëpinë bardheblu.

Edhe pse gjithmonë duhet pritur deri në fund, vetëm matematika nuk e lejon Tiranën që të shpallet kampione që në këtë moment?

Me këtë ecurinë e kohëve të fundit, duke llogaritur çdo gjë, na lind e drejta për të thënë se ekipi është në rrugën e duhur për t’u shpallur kampion. Ky është fakt i pamohueshëm. Një fakt që ka 10 vite që e presim dhe shpresojmë të ndodhë, pas shumë ulje-ngritjeve të sezoneve të fundit, edhe pse është investuar goxha shumë nga presidenca.

Meqë dolëm te para dhjetë viteve, si është ta shijosh titullin nga tribuna. Për herë të fundit e keni ngritur ju trofeun?

Është gjë shumë e bukur. E pranoj është diçka ndryshe dhe e jashtëzakonshme.DEVI MUKA

Do të donit të ishit në fushë?

Nëse do ta shikojmë në këndvështrimin tjetër, normal që na hanë këmbët, sepse do ishte e madhe të luaje në atë stadium. Ç’të them? I kam zili, sepse luajnë në atë superstadium. I ka rënë fati të luajnë në “Air Albania”, mrekullia vetë. Për më tepër që pjesa e tifozërisë i ka dhënë krahë Tiranës. I ka dhënë një pjesë të suksesit Tiranës në këtë moment. Me të vërtetë tifozët kanë qenë të rëndësishëm.

U provuan tre trajnerë, por çfarë i ndryshoi Egboja kësaj Tirane që tani është shumë e suksesshme?

Mendimi im është që Egboja fitoi Gent Muçën në mbrojtje. Bëri një dyshe në atë repart që rezultoi e suksesshme. Asnjë trajner tjetër nuk e guxoi më parë. Bëri një dyshe që tregoi stabilitet. Po kështu, suksesi i Egbosë janë të huajt. Tirana ka rreth 6-7 të huaj dhe ai ka ditur t’i menaxhojë. I vetmi që futi në linjë të huajt te Tirana ishte Egboja. Ka gjetur gjuhën me ta. Çdo javë kishte probleme me Ard Memën, flas për të huajt, ndërsa Egbo sheshoi çdo polemikë.

OLSI AVDIAJ

INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"