Ekskluzive / Dënimi i Alban Hoxhës, zbulohen arsyet pse klubi pezulloi kapitenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2017 | 22:03

Ekskluzive / Dënimi i Alban Hoxhës, zbulohen arsyet pse klubi pezulloi kapitenin

Lënia jashtë formacioni e Alban Hoxhës në ndeshjen e parë ët kampionatit ndaj Laçit ishte surpriza e parë e Mark Iulianos në drejtimin e të kuqve. Por surpriza e dytë ishte edhe më e madhe kur vetë trajneri bëri të qartë se kjo nuk ishte pasojë e një dëmtimi të kapitenit, por si rrjedhojë e një mase disiplinore që është ndërmarrë ndaj futbollistit.

hoxha

“Panorama Sport” ka mësuar arsyet se pse portieri i Partizanit dhe i përfaqësueses shqiptare u dënua nga klubi për të qëndruar në stol të paktën në ndeshjen e parë të kampionatit. Burime pranë klubit kanë treguar për gazetën se Hoxha ka thyer rregulloret e brendshme sa i përket raportit me stafin teknik dhe drejtues.

hoxha

“Ai nuk ka njoftuar stafin sa do të mungonte pas ndeshjeve të Kombëtares dhe ka lënë grumbullimin e skuadrës pa leje”, tregoi për gazetën një pjesëtar i klubit, duke sqaruar kësisoj edhe shkeljet e portierit që sollën këtë masë ndëshkimore që çuditi shumë tifozë të Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"