“E provova kur isha i vogël”, surprizon sulmuesi spanjoll: Pas futbollit dua të bëhem toreador

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2020 | 19:23

“E provova kur isha i vogël”, surprizon sulmuesi spanjoll: Pas futbollit dua të bëhem toreador

Sulmuesi i Real Betisit, Joakin ka zbuluar se kur të tërhiqet nga futbolli dëshiron të ndjekë ëndrrën e fëmijërisë, pra të bëhet një toreador.

SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 07: Joaquin Sanchez of Real Betis celebrates after scoring his team's second goal during the Copa del Semi Final first leg match between Real Betis and Valencia at Estadio Benito Villamarin on February 07, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

38 vjeçari, i cili ka pasur një karrierë edhe në Itali me skuadrën e Fiorentinës, ka festuar si toreador gjatë kohës si futbollist, por mesa duket ky është një pasion që dëshiron ta ndjekë në të ardhmen.

joaquin

“Kam bërë gjithçka që të jem një toreador kur isha i vogël. U regjisgtrova në shkollën e toreadorëve në ‘El Puerto’ dhe kur mamaja ime e pa që unë e kisha serjozisht, i kërkoi babait të më regjistronte në futboll. Falë futbollit unë kam mësuar më shumë mbi botën e toreadorëve,” zbuloi Joakin për “AS”.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"