E KRYER/ Hap i rëndësishëm në karrierë, Ibrahimoviçi shqiptar arrin akordin me klubin e Serisë A 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2023 | 23:55

E KRYER/ Hap i rëndësishëm në karrierë, Ibrahimoviçi shqiptar arrin akordin me klubin e Serisë A 

Klubi i Frozinones duket se ka rënë në “dashuri” me futbollistët shqiptarë. Pas Marvin Çunit, Serxhi Kalajt dhe Justin Ferizajt, së fundmi raportohet se kanë arritur akordin me sulmuesin me origjinë shqiptare Arijon Ibrahimoviç. 

iBRAAA

Sipas ekspertit të merkatos, Xhanluka Di Marcio, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi.  

17-vjeçari është pjesë e Bajernit, teksa kërkon më shumë hapësira. Transferimi te Frozinone shikohet si një mundësi ideale për karrierën e tij. Vlera e Ibrahimoviçit shqiptar sipas “Transfermarkt” është 1 milionë euro.  

Arijon Ibrahimovic

Arijoni iu bashkua Bajernit në korrik të vitit 2018 kur ishte vetëm 12-vjeç, premisat që ai të bëhet lojtar i rëndësishëm janë të mëdha.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"