E KRYER/ Çdo gjë përfundon me sukses, Reali i Madridit transferon talentin e shumëkërkuar brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 15:34

E KRYER/ Çdo gjë përfundon me sukses, Reali i Madridit transferon talentin e shumëkërkuar brazilian

16-vjeçari brazilian, Endrik, mund të quhet zyrtarisht një futbollist i Realit të Madridit.

ENDRIK

Siç bëjnë me dije mediat, çdo gjë është mbyllur me sukses për shumën e 60 milionë eurove, të cilat do të shkojnë në arkat e Palmeirasit.

Gjithsaesi ai do të vazhdojë të qëndrojë me skuadrën braziliane edhe për një vit tjetër, ndërsa në verën e 2024 do të bashkohet me “Galaktikët” në Spanjë.

Endrik ishte në orbitën e shumë klubeve të mëdha në Europë, me Realin e Madridit që arriti të dilte fitues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"