E kërkojnë të gjithë dhe Guardiola e sheh si pasardhësin e tij, trajneri italian zbulon të ardhmen: Jam në bisedime me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 18:29

E kërkojnë të gjithë dhe Guardiola e sheh si pasardhësin e tij, trajneri italian zbulon të ardhmen: Jam në bisedime me…

Roberto De Zerbit i ka mjaftuar  një vit në futbollin britanik në drejtimin e Brajtonit për të bërë emër si një nga trajnerët më të vlerësuar në qarkullim. Elozhet për italianin nuk ndalen dhe vetë Pep Guardiola e ka cilësuar atë si pasardhësin e mundshëm në stolinë  Mançester Sitit.

conte-de-zerbi-getty-gpo

Për teknikun kanë shfaqur interes shumë klube të njohura, në Angli por edhe në vendlindjen e tij në Itali. Por ky i fundit duket se për momentin po mendon vetëm për Brajtonin dhe sot ka konfirmuar në konferencë për shtyp se po diskuton rinovimin e marrëveshjes aktuale.

“Zakonisht unë punoj për të qenë i lumtur dhe për t’u argëtuar, ndjehem mirë te Brajton”, tha trajneri 44-vjeçar i cili ka kontratë deri në vitin 2026 me këtë klub. “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me klubin, me presidentin, administratorin, drejtorin dhe të gjithë ata që punojnë këtu. Po flasim për kontratën e re, por për momentin janë vetëm diskutime, nuk kemi mbyllur asgjë.

Duhet të mendojmë për objektivat, nëse ata të mitë do të përputhen me të klubit, do të jetë një nder për mua që të vazhdoj të punoj te Brajton. Nuk kërkoj të arrij një nivel më të lartë, e rëndësishme për mua është që të punoj me një ekip serioz me lojtarë të mirë. Për mua është e rëndësishme që të vendosim një objektiv të rëndësishëm”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"