E habitshme në Gjermani, anulohet ndeshja pas një sherri refugjatësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 17:32

E habitshme në Gjermani, anulohet ndeshja pas një sherri refugjatësh

Është një anulim ndeshje për një arsye të cilën nuk e kishim dëgjuar më parë. Bëhet fjalë për ndeshjen midis Dianmo Dresden dhe Hamburgut e cila ishte planifikuar që të luhej sot në orë 13:00, por nuk është luajtur.

Hamburg

Kjo ndeshje është shtyrë nga nga Ministria e Brendshme për shkak të mungesës së forcave të rendit pasi janë angazhuar në një zonë refugjatësh e cila shikohet me rrezikshmëri të lartë pasi para pak ditësh një sirian dhe një irakian mbetën të vdekur pas një sherri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"