“E dija që Shqipëria ishte një ekip i fortë”, Silvinjo për sfidën me Moldavinë: Na pret një finale që duhet ta fitojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2023 | 23:52

“E dija që Shqipëria ishte një ekip i fortë”, Silvinjo për sfidën me Moldavinë: Na pret një finale që duhet ta fitojmë

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp në prag të duelit të nesërm ndaj Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”.

hgfh

“Unë mendoj se të dyja skuadrat e nisin ndeshjen për fitore. Nëse dy ekipe barazojnë dhe nëse ajo ndodh ekipet nuk janë të afta të fitojnë, pra barazimi është pasojë e lojës. Nuk menaxhohet ndeshja për një pikë. Të dy ekipet vijnë në këtë sfidë për fitore. Është një fitore për ne. Karikimi është i duhur, Moldavia ekip i fortë në shtëpi ka fituar me Poloninë dhe ka barazuar me Çekinë.

Llogaritë

E dimë se kemi një finale dhe një ndeshje të rëndësishme. Lojtarët e reflektojnë seriozitetin dhe janë të ndërgjegjshëm që nuk ka mbaruar asgjë për kualifikimin. Kemi bërë një ndeshje të mirë në shtëpi me Çekinë. Jemi përgatitur dhe nuk ka ndryshim në forcën tonë. Lujamë ndaj Moldavisë, një ekip i fortë, shumë cilësor me lojtarë të mirë dhe fizikë, dhe shumë e vështirë në shtëpinë e saj.

Nuk mendojmë në advancë. Moldavia është një skuadër e fortë, fizike. Nuk ka pësuar humbje në shtëpi dhe të dy ekipet futen në fushë për fitore dhe jo për barazim. Nuk do të ketë ndryshim strategjie ekip i fortë në lojën në ajër dhe goditje standarde. Por edhe ne jemi cilësor në fazën sulmuese. Duhet të kemi shumë kujdes ndaj kundërshtarit e dimë rëndësinë e këtij takimi. Jemi 100% të fokusuar vetëm te Moldavia dhe duhet fituar ky takim është një finale për ne që duhet fituara.

Sa i përket puna në një Kombëtare është e vështirë, duhet të pres në momentin e fundit për të shpallur listën për shkak të dëmtimeve në momentin e fundit, sic na ndodhi me Ajetin që për fatin e keq nuk ja doli dhe morëm Mersinaj, por jemi të kënaqur se kemi grup të duhur, janë psh 60-70 % të grupit që kanë luajtur gjitha ndeshjet, jemi të kënaqur me ata që kemi. Në futboll të dyja skuadrat luajnë për të fituar barazimi do ishte thjesht një pasojë, ekipin tim e kam parë në formë të mirë, lojtarët punojnë me seriozitet, janë të ndërgjegjshëm dhe e dinë që asgjë nuk ka mbaruar.

Mendoj se avantazh jo, kujtoj marsin kur nisi fushata kulifikuese dhe isha i ndërgjegjeshmëm se është një grup i fortë. Objektivi ishte që të vinim në nëntor në këtë pikë ku jemi tani. Katër ekipe janë në garë për kualifikim. Avantazhi ynë është se jemi më mirë në rënditje dhe kemi shumë punë për të bërë akoma për të siguruar objektivin final. Nesër na pret një finale që duhet ta fitojmë” deklaroi Silvinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"