E çuditshme dhe e dyshimtë në Korçë, 3 penallti dhe përmbysje në minutën e 95-të (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2017 | 20:04

E çuditshme dhe e dyshimtë në Korçë, 3 penallti dhe përmbysje në minutën e 95-të (VIDEO)

Një ndeshje e çuditshme dhe e dyshimtë në Korçë. 7 gola, 3 penallti dhe një përmbysje në minutën e 95-të, një çmenduri e vërtetë në stadiumin Skënderbeu.

Vllaznia kaloi e para në avantazh në minutën e 5-të me anë të Çinarit pas një gabimi të Shëhit në nisjen e topit. Skënderbeu barazoi rezultatin në minutën e 40 me një penallti të shndërruar në gol nga ana e Salihit, e shkaktuar nga Cicmil me faull ndaj Plakut. Në minutën e 54-t Vllaznia kaloi sërish në avantazh me një penallti të shkaktuar nga Shehi ndaj Gocajt dhe e shndërruar në gol nga Tafili.

skenderbeu vllaznia

Në minutën e 72-të një gabim i Selimajt i dha mundësinë Salihit për të barazuar sërish shifrat. Vetëm 3 minuta më vonë Bakaj i gjendur i vetëm në zonë përballë Shehit kaloi sërish Vllazninë në epërsi.

Skënderbeu barazoi sërish shifrat në minutën e parë të shtesës me anë të Muzakës. Ndërkohë në minutën e 4-t shtesë Cicmil prek topin me dorë në zonë dhe shkakton penallti duke u ndërshkuar dhe me karton të kuq. Latifi merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe përmbys gjithçka duke bërë që në Korçë të shpërthejë festa.

Pas këtij takimi, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 65 pikëve në vendin e 3-të duke iu afruar në vetëm një pikë kreut që mbahet nga Kukësi dhe Partizani. Nga ana tjetër, Vllaznia mbetet në kuotën e 38 pikëve në vendin e 5-të.

Komenti minutë pas minute

90+7′ Përfundon ndeshja.

latifi

90+5′ Latifi ekzekuton penalltinë dhe shënon. Shpërthen festë e çmendur në Korçë.

90+4′ Latifi ekzekuton një goditje këndi dhe Cicmil prej topin me dorë duke shkaktuar penallti. Kartoni i dytë i verdhë për mbrojtësin.

90+1′ Barazohen sërish shifrat. Latifi i jep një pasë mjaft të mirë Muzakës dhe ky i fundit përballë Selimajt arrin të dërgojë topin në rrjetë.

87′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Gavazaj, në fushë Karimi.

86′ Bakaj ndëshkohet me karton të verdhë.

81′ Çinari ndëshkohet me karton të verdhë.

79′ Gripshi tenton me një goditje nga larg, por topi kontrollohet nga Selimaj.

76′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Plaku, në fushë Gripshi.

bakaj

75′ Çmenduri në Korçë. Vllaznia sërish në avantazh dhe këtë radhë është Bakaj i cili i vetëm në zonë përballë Shehit nuk gabon.

salihi1

72′ Barazohen sërish shifrat. Latifi fut një top në zonë nga e djathta dhe Selimaj nuk e kontrollon dot duke i dhënë mundësinë Salihit ta devijojë në rrjetë.

68′ Vllaznia kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Hebaj, në fushë Bakaj.

66′ Mici ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

63′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Malaj, në fushë Muzaka.

58′ Gavazaj tenton me një goditje nga larg, por topi kontrollohet nga Selimaj.

57′ Vllaznia kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Gocaj i dëmtuar në momentin e fitimit të penalltisë, në fushë Shtubina.

tafili

54′ Tafili merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe tregohet i saktë duke kaluar sërish Vllazninë në avantazh.

52′ Shehi ndërhyn në mënyrë të gabuar në zonë ndaj Gocajt dhe arbitri akordon penallti. Karton i verdhë për kapitenin e korçarëve.

46′ Vllaznia kryen zëvendësimin e parë. Largohet Krymi, në fushë Tafili.

46′ Fillon pjesa e dytë. Vllaznia luan topin e parë.

45+1′ Përfundon pjesa e parë.

salihi

40′ Salihi merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe nuk gabon duke barazuar rezultatin.

39′ Plaku pengohet në zonë nga Cicmil dhe gjyqtari akordon penallti.

37′ Mulemo ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndëhyrjeje të gabuar.

31′ Cicmil ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

25′ Skënderbeu vazhdon të qarkullojë më shumë topin, por nuk arrin do të shfaqet i rrezikshëm para portës shkodrane.

18′ Latifi kroson nga e majta dhe Plaku tenton me një goditje me kokë, por Selimaj kontrollon topin.

15′ Kalojnë në qetësi këto minuta pas golit të shkodranëve. Korçarët tregohen më kërkues, por nuk arrijnë të rrezikojnë portën e Selimajt.

cinari

5′ Shehi gabon me nisjen e topit duke e dërguar në këmbët e Çinarit. Sulmuesi shkodran nuk mendohet dy herë dhe godet nga larg duke gjetur rrjetën.

1’ Fillon ndeshja. Skënderbeu luan topin e parë.

SKËNDERBEU – VLLAZNIA 4-3
Salihi 40′ (11-m), 72′, Muzaka 90+1′, Latifi 90+5′ (11-m) / Çinari 5′, Tafili 54′ (11-m), Bakaj 75′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Gavazaj (Karimi 87′), Osmani, Malaj (Muzaka 63′), Latifi, Plaku (Gripshi 76′), Salihi
Trajner: Ilir Daja

Vllaznia: Selimaj, Cicmil, Bicaj, Vrapi, Mulemo, Krymi (Tafili 46′), Gocaj (Shtubina 57′), Kruja, Çinari, Kalaja, Hebaj (Bakaj 68′)
Trajner: Armando Cungu

Gjyqtar: Ardian Beqiri

KV: Shehi 52′, Mici 66′ / Cicmil 31′, Mulemo 37′, Çnari 81′, Bakaj 86′

KK: Cicmil 90+4′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"