E bujshme/ Kombëtarja i dërgon ftesë mesfushorit të Bundesligës, lojtari refuzon të përfaqësojë Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2021 | 14:06

E bujshme/ Kombëtarja i dërgon ftesë mesfushorit të Bundesligës, lojtari refuzon të përfaqësojë Shqipërinë

Elvis Rexhbeçaj po kalon një sezon shumë të mirë me skuadrën gjermane, Këln, në Bundesligë, ku ka arritur të shënojë 7 gola deri tani.

rexhbecaj

Duke parë formën e mirë të lojtarit, stafi i Kombëtares shqiptare ka menduar t’i dërgojë atij ftesën për t’u grumbulluar me kuqezinjtë. Sipas “Indeksonline”, ka qenë ndihmës-trajneri i Edi Rejës, Hamdi Salhi, i cili i ka dërguar 23-vjeçarit një mesazh ku ka tentuar ta joshë lojtarin, për të zgjedhur Shqipërinë.

Gjithashtu Salihi ka kërkuar edhe një takim me vetë Rexhbeçajn dhe familjen e tij. Megjithatë mesfushori ka refuzuar të bashkohet me Shqipërinë, teksa ende nuk ka vendosur se cilën kombëtare do të përfaqësojë, ndërkohë që ndiqet edhe nga Kosova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"