Dy vite më parë bënin mrekullinë në Shkodër, Vllaznia kërkon të përsërisë historinë ndaj Linfilld

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2023 | 13:35

Dy vite më parë bënin mrekullinë në Shkodër, Vllaznia kërkon të përsërisë historinë ndaj Linfilld

Nëse ka një ndeshje që Vllaznia duhet të frymëzohet për të tentuar përmbysjen e madhe ndaj Linfildit në “Loro Boriçi” më 20 korrik ora 20:45, është pikërisht ajo e zhvilluar dy vite më parë në të njëjtin stadium.

vllaznia

Bëhet fjalë për Vllaznia-Shiroki Brijeg 3-0, e luajtur më 15 korrik 2021 në Shkodër. Pasi kishin humbur sfidën e parë 3-1 në Bosnjë, kuqeblutë e Tomas Brdariç (i pezulluar, në stol ishte Elvis Plori) bënë një kryevepër në takimin e kthimit.

Në përmbysjen e çmendur mjaftuan 90 minuta për tre golat. Heroi i mbrëmjes ishte sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, Fahrudin Gjurgjeviç. Në ndeshjen e tij të parë si titullar, ai bëri dopietë, ndërsa për kualifikimin duhej edhe goli i Eni Imamit.

12312

Tashmë Vllaznia do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë ndaj skuadrës nga Irlanda e Veriut, Linfild. Humbja 3-1 duket si “deja vu”, por shkodranët duhet të besojnë te përmbysja.

linfilld vllaznia

PANORAMASPORT.AL