Dy mungesa të rëndësishme, Gurishta spostohet në qendër të mbrojtjes. Si pritet të rreshtohet Vllaznia sot ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 14:31

Dy mungesa të rëndësishme, Gurishta spostohet në qendër të mbrojtjes. Si pritet të rreshtohet Vllaznia sot ndaj Tiranës

Vllaznia do të ketë sot dy mungesa të sigurta, pikërisht qendërmbrojtësit Darko Bulatoviç dhe Marko Juriç.

VLLAZNIA

I pari ka mbyllur vitin pas dëmtimit të rëndë, ndërsa i dyti është rikthyer në stërvitje, por nuk është në gjendjen optimale për të përballuar një ndeshje.

Kësisoj, trajneri Mirel Josa është i detyruar që në përballjen me Tiranën të bëjë ndryshime në repartin e prapavijës.

Në bazë të asaj që është provuar në stërvitjet e fundit, Josa ka spostuar në qendër të mbrojtjes kapitenin Gurishta, i cili do të formojë dyshen me Dajan Shehin.

Në këtë periudhë përgatitore është provuar si titullar edhe talenti i akademisë, Flori Spahija, por mesa duket kreu i pankinës nuk kërkon të fusë nën presion 19-vjeçarin, pasi bëhet fjalë për një finale, duke besuar më tepër tek eksperienca e Gurishtës dhe Shehit.

Nga krahët e mbrojtjes do të rreshtohen Arsid Kruja në të djathtë dhe Esin Hakaj në të majtë.

Në mesfushë konfirmohet treshja e zakonshme e ndeshjeve të fundit:

BoshnjakuJonuzi-Alivoda. Me skemën 4-3- 3, që në pozita mbrojtëse të ekipit bëhet 4-1-4-1, maja e sulmit do t’i besohet Ardit Hoxhajt, i cili ka fituar balotazhin me Aralicën.

Nga krahët e ofensivës Josa i ka besuar Esat Malës në të djathtë dhe Herald Markut në të majtë.

Me shumë mundësi Liridon Latifi do të marrë minuta në pjesën e dytë, por kjo do të shikohet në varësi të lojës.

VLL (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"