“Dy lojtarët e rinj do të jenë kyç”, trajneri Bushi: Na presin ndeshje të vështira, por sakrifikojmë për Europianin 2025

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 11:53

“Dy lojtarët e rinj do të jenë kyç”, trajneri Bushi: Na presin ndeshje të vështira, por sakrifikojmë për Europianin 2025

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi ka dalë në konferencë për shtyp ku ka folur për ndeshjen me Finlandën, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025”. Ai është ndalur tek përzgjedhja e lojtarëve si dhe deklaroi se do të bëjnë maksimumin për të fituar.

bushi

“Janë 10 lojtarë nga kampionati shqiptar, por po shikojmë që po luajnë vazhdimisht dhe po bëjnë mirë. Na japin siguri dhe do të jemi kompaktë në ndeshjen me Finlandën. Nuk ka qenë e lehtë ardhja e dy futbollistëve në ekipin shqiptar, unë dua ti falenderoj të dy sidomos për Fetain dhe Jasharin, janë shumë me potencialë. Do të jenë lojtarë kyç.

Të gjitha ndeshjet janë të vështira, Finlanda për mua luan më mirë së Zvricra dhe Rumania. Për ne kjo është ndeshja e jetës por në tokën tonë jemi shumë të fortë, do të japim maksimumin dhe do të sakrifikojmë për të shkuar në Europian. Mendoj që do të ketë shumë tifozë në “Air Albania” është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe do të jetë një shans i madh nëse fitojmë këtë ndeshje. Jemi fokusuar tek Finlanda, Zvicra është ekip i mirë por të le të luash do të jetë ndeshje e hapur. Në presion nuk jam, jemi komodë kemi ambicie, ka lojtarë cilësorë, nuk është se kemi një organikë të mirëfilltë por të mirë, janë 3-4 lojtarë që trajneri Silvinjo i sheh në përparësi.

Stiven Shpendi është një lojtar që luan në Serinë A por sa herë vjen këtu jep maksimumin në ndeshje dhe stërvitje, shpresoj të shënojë. Vëllai I tij fatkeqësisht nuk do të jetë me ne pasi është ndëshkuar me 3 ndeshje nga UEFA. Duhet të jemi më shumë agresivë në mbrojtje, në organikë Finlanda është më e fortë se ne por kam besim se këtu do të bëjmë shumë mirë.

Në listë nuk është se kemi ndryshuar shumë, kemi pësuar dy humbje të turpshme, por i kemi harruar ato dhe në futboll them se duhen harruar si fitorja si humbja ditën e nesërme. Futbolli është vazhdimësi, këtu duhet të japin maksimumin. Do përmirësohemi dhe besoj do të ndryshojmë. Nuk është e vështirë që një futbollist të marrë shumë ftesa, por e rëndësishme është që të zgjedhin me zemër”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"