Duka: Urime Strugës e Ballkanit për arritjen në Europë, po tregohen vlerat e trajningut shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2023 | 11:20

Duka: Urime Strugës e Ballkanit për arritjen në Europë, po tregohen vlerat e trajningut shqiptar

Struga dhe Ballkani kanë arritur në “Play Off” të Ligës së Konferencës dhe janë vetëm një hap larg grupeve. Dy skuadrat shqiptare kanë bërë paraqitje mjaft të mira në këtë rrugëtim, duke treguar forcë dhe kualitet, teksa të dyja vijnë nga Liga e Kampioneve.

struga ballkani

Suksesin e dy skuadrave shqiptare në Europë e ka përshëndetur edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili me anë të një postimi ka përshëndetur edhe dy trajnerët, Ilir Dajën e Ballkanit dhe Shpëtim Duron e Strugës.

“Urime Ballkani dhe Sruga! Shumë përgëzime dhe për trajnerët Ilir Daja dhe Shpëtim Duro që arritën të dërgojnë dy skuadra të tjera shqiptare në fazën play-off të Conference League.

Puna e shkëlqyer që kanë kryer këto trajner në klubet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është në të njëjtën kohë një konfirmim i vlerave të trajningut shqiptar.

Së bashku me Partizanin, dëshiroj që Ballkani dhe Struga të arrijnë në fazën e grupeve dhe të sjellin emocione të mëdha për sportdashësit shqiptar.

Shanset janë reale, me shumë punë, sakrificë dhe impenjim maksimal ky objektiv do të bëhet realitet. Suksese të mëtejshme”, shprehet Duka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"