Dinamo-Teuta, drejt stadiumit “Air Albania”. Sot pritet vendimi zyrtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 10:21

Dinamo-Teuta, drejt stadiumit “Air Albania”. Sot pritet vendimi zyrtar

Ndeshja e prapambetur nga java e 27-të e kampionatit mes Dinamos dhe Teutës pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

teuta-dinamo

Blutë janë ekipi organizator dhe kanë kërkuar që ndeshja të luhet në kryeqytet dhe jo në Durrës, ku ata luajnë si pritës. Duke qenë se Teuta është kthyer tashmë në një rival direkt, është logjike që ndeshja të mos zhvillohet në fushën e saj. Pritet që sot të ketë një vendim zyrtar nga ana e FHSF-së.

Deri tani është e sigurt që kjo ndeshje do të luhet të mërkurën e 3 prillit, në orën 18:00. Për blutë do të ishte ndeshja e dytë në këtë sezon që do të luhej në “Air Albania”, pas asaj me Tiranën pak kohë më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"