Dhuna në futbollin e femrave, klubi i Vllaznisë akuzon Tiranën: Fakte për dështimin e organizimit të ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2023 | 15:46

Dhuna në futbollin e femrave, klubi i Vllaznisë akuzon Tiranën: Fakte për dështimin e organizimit të ndeshjes

Sfida mes Tiranës dhe Vllaznisë në Kategorinë Superiore të Femrave, e cila u zhvillua në “Skënder Halili” u ndërpre për shkak të një situatë dhune mes lojtareve dhe stafeve të të dyja skuadrave.

doci dhuna

Pas klubit bardheblu, ka ardhur dhe reagimi i kuqebluve, të cilat akuzojnë Tiranën për dështimin e organizimit të sfidës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vllaznia shkruan:

“Deklaratë për MEDIAT

Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia njofton të gjithë opinion publik dhe sportdashës se dënon me forcë të gjitha aktet e dhunshme të ndodhura ditën e shtunë, 25 Nëntor 2023, në ndeshjen Tirana-Vllaznia, të luajtur në fushën sportive “Skënder Halili” në Tiranë.

Duke qenë të vendosur për të përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i rregullores së aktivitetit dhe Kodit të Disiplinës Sportive, kemi përmbushur detyrimin për të raportuar pranë organeve kompetente të FSHF-së duke evidentuar me fakte dhe argument dështimin e plotë të organizatorëve të kësaj ndeshje për organizimin e saj sipas rregullave të përcaktuara qartë.

Lojtaret e KFF Vllaznia dhe zyrtarët e saj të ndodhur në kushtet e mbrojtjes ekstreme dhe pa prezencën e forcave të rendit të cilat janë informuar nga trajneri I KFF Vllaznia, përballuan me dinjitet sulmin e paprecedent të organizatorëve të këtij takimi nëpërmjet personave civilë të future nga katër anët e fushës!!!

Dëshirojmë të njoftojmë të gjithë opinion publik se lojtaret dhe zyrtarët e KFF Vllaznia kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e Spitalit dhe gjendja e tyre shëndetësore tashmë paraqitet e stabilizuar.

Nga ana tjetër organizatorët e këtij takimi përtej detyrimit të shprehur qartë në rregulloret e aktivitetit për organizatorët e këtij takimi që të “garantojnë sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, lojtarëve dhe zyrtarëve t ë ekipit mik gjatë qëndrimit të tyre” reagimi i menjëhershëm mediatik I fajtorëve të zënë në faj nuk i shërben distancimit nga sjelljet e dhunshme të ndodhura ndaj miqve në shtëpinë e tyre!

Në mbyllje të kësaj deklarate, KFF Vllaznia është në kontakt të vazhdueshëm dhe po bashkëpunon ngushtësisht me organet e Federatës Shqiptare të Futbollit, me besimin e plotë në zbardhjen e kësaj ngjarje të turpshme për futbollin shqiptar duke kontribuar në ndëshkimin e personave përgjegjës dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen!”, shkruan Vllaznia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"