Derbi i kryeqytetit, Dinamo publikon çmimet e biletave për sfidën ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2022 | 12:38

Derbi i kryeqytetit, Dinamo publikon çmimet e biletave për sfidën ndaj Tiranës

Ndeshja e fundit e javës së 17-të në Kategorinë Superiore do të rezervojë një supersfidë, ajo e derbit të kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së hënës në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania”.

BI

Për këtë ndeshje klubi i Dinamos ka bërë me dije dhe çmimet e biletave që kanë dalë në shitje ditën e sotme. Biletat variojnë nga 500 lekë të reja në 5000 lekë të reja.

Një biletë në tribunën pas porte do të kushtojë 500 lekë të reja. Një biletë në tribunën E përballë do të jetë 1000 lekë të reja. Një biletë në tribunën VIP do të kushtojë 3000 lekë të reja dhe 5000 lekë të reja.

NJOFTIMI I KLUBIT TË DINAMOS –

“Kanë dalë në shitje biletat për Derbin

FC Dinamo – KF Tirana që luhet ditën e   hënë në “Air Albania”.

Në foto gjeni edhe çmimet për sektorët përkatës.

Bashkë për Dinamon!

#derbi #dinamotirana

#forcaDinamo?”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"