Dëmtimi i mesfushorit të Tiranës ende mister, kongolezi Binguila rrezikon “divorcin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 19:09

Dëmtimi i mesfushorit të Tiranës ende mister, kongolezi Binguila rrezikon “divorcin”

Dëmtimi i Hardi Binguilës mbetet një “mister”. Futbollisti as dje nuk ka mundur që të stërvitet me grupin. Pasi ka kryer disa xhiro vrap rreth fushës, është zhvendosur në ambientet e brendshme për të vijuar terapinë riaftësuese.

Bingulia

Ende nuk dihet se kur do të jetë gati dhe, në rast se gjendja e tij vazhdon kështu, nuk përjashtohet mundësia që klubi të rishikojë marrëveshjen me të, pasi që prej kohës që erdhi në Shqipëri, nuk po luan. Gjithsesi, janari do të jetë përcaktues edhe për të ardhmen e mesfushorit kongolez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"